Maqedonia shkon në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia do të mbajë zgjedhje te parakohshme në prill të vitit 2016. Deklarata është bërë nga eurokomsioneri për zgjerim Johanes Han, pas tryezës së përbashkët të mbajtur me kryeministrin Gruevski, liderin e opozitës Zaev, kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin e PDSH-së. Sipas zyrtarit të lartë të BE-së palët koordinuan qëndrimin për zgjedhje të reja, por ende nuk ka detaje, nëse vendi do të ketë një qeveri të përkohshme, apo qeveria do të vijojë të drejtohet nga kryeministri Gruevski. Kjo sipas Han do të përcaktohet gjatë takimit të radhës që lideri i opozitës Zaev dhe kryeministri Gruevski do të mbajnë në Bruksel javën e ardhshme. Ndërkohë liderët e katër partive kryesore nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media. Megjithëse është hedhur një hap përpara në këto bisedime, tensionet politike në Maqedoni vijojnë të mbeten të larta. Sikurse është bërë me dije, Zaev ka refuzuar organizimin e zgjedhjeve me një qeveri të drejtuar nga kryeministri Gruevski. Ai i qëndron propozimit të partisë së tij për një qeveri të përkohshme pa Gruevskin deri në mbajtjen e procesit zgjedhor. Ndërmjetësimi i takimit katërpalësh, është paraprirë nga bisedimet që eurokomisioneri Han ka mbajtur me secilin nga krerët e partive kryesore, por dhe me bisedimet dypalëshe Zaev-Gruevski. Gjithë procesi i negociatave që nga mbërritja e zotit Han, ka zgjatur rreth tete ore.

Free Traffic Exchange