http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupet e Numërimit të Votave do të përbëhen nga përfaqësues të PS-së, PD-së, LSI-së dhe PR-së. Vendimi u morr në mbledhjen e së martës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Para këtij vendimi, u debatua ashpër lidhur me propozimin fillestar, sipas të cilit anëtari i katërt i takonte PDIU-së, pasi në zgjedhjet e 2013 ishe pjesë e koalicionit të djathtë. Propozim i cili u kundërshtua nga Partia Demokratike, sipas të cilës anëtari i katërt i takon PR-së, si parti opozitare. Por, në leximin e nenit 96 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesi socialist në KQZ, tha se PDIU në zgjedhjet e fundit ka qenë parti opozitare dhe për pasojë duhet të ketë një numërues. Pas debateve, kryetarja e KQZ se Luzi propozoi përjashtimin e PDIU-së nga përfshirja në Grupin e Numërimit të Votave, për shkak të pozicionimit në aleancën e majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.