Dekriminalizimi dhe fushata - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërheqja e kandidatit per bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhametaj, nga Partia Demokratike per shkak te rekordeve te tij kriminale; ka fituar mbështetjen e Ambasadës Amerikane, por nuk ka arritur te binde skeptiket per seriozitetin e procesit te dekriminalizimit. Per analistet Mark Marku dhe Arjan Vasjari, kërkesa për çregjistrim te një kandidati te nje bashkie periferike, nuk jep as shprese se dekriminalizimi do te ndodhe vërtet.Mark Marku: Mua me duket me tepër propagande politike se sa realitet. Qe te behet dekriminalizimi duhet te ndryshoje qasja e partive ndaj pushtetit. Ne kemi deformuar marrëdhënien e partive me pushtetin, marrëdhënien e individëve me pushtetin dhe përderisa pushteti konsiderohet si atraksion për përfitime personale dhe përderisa ne te mos ndërtojmë shtet ligjor, unë mendoj se dekriminalizimi nuk mund te ndodhe.Arjan Vasjari: Me lind pikëpyetja sepse ne baze te informacioneve ka qene nje komunikim i ambasadorit amerikan me zotin Basha qe pastaj ka çuar ne lëvizjen e zotit Basha; sigurisht shoqërohet me nje lloj dyshimi nëse ky ishte nje akt i imponuar apo i shtyre nga Ambasada Amerikane apo ishte nje akt qe buroi prej vete qenies se Partisë Demokratike. Sigurisht jam i prirur te besoj qe Partia Demokratike e ka seriozisht këtë çështjen e dekriminalizimit, por ama duhet te them edhe këtë tjetrën qe nuk besoj se një tërheqje e nje kandidati periferik siç është ai i Këlcyrës, mund te konsiderohet si nje test i mirëfilli per te provuar nëse jemi ne rrugën e duhur ne procesin e dekriminalizimit.Tashme qe fushata ka arritur ne kulmin e saj me liderët politike qe artikulojnë gjithnjë e me tepër pretime qe kane te bëjnë me zgjedhjet parlamentare e jo ato lokale; Mark Marku sheh tek ky qëndrim mungese vizioni e projektesh per qytetet e Shqipërisë; ndërsa Vasjari thekson se kjo qasje është normale me dy liderë si Basha e Rama qe ne nje këndvështrim e kane testimin e pare.Mark Marku: Ne momentin qe s?ka projekte, ne momentin qe s?ka një koncept per mënyrën se si do te administrohen njësitë vendore, ne momentin qe kandidatet shkojnë thjesht si përfaqësues te partive ne nje fushate, por nuk janë kandidate reale per pushtetin lokal, pastaj kjo reflektohet e gjitha ne fushate; pra sa me shume propagande dhe sa me pak projekte konkrete.Arjan Vasjari: Nëse këto tonat janë me shume politike seç duhet unë besoj se kjo vjen prej faktit se këto zgjedhje kane brenda disa testime qe janë mirëfilli politike. Se pari është zoti Basha qe e ka garën e pare, ballafaqimin e pare elektoral, nga ana tjetër është nje fushate politike per zotin Rama, sepse pas gati 19 muajsh qeverisje, them se ka mbaruar koha e muajit te mjaltit dhe qeveria i nënshtrohet logjikes se dhënies se llogarisë.Deri tani lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur vetëm per premtime qe u përkasin zgjedhjeve parlamentare duke filluar nga rritja e pagave e pensioneve deri tek ulja e çmimeve apo...