Nis masterplani i gazit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse për shumë vite shqiptarët kanë dëgjuar për domosdoshmërinë e një plani të madh për nevojat që ka vendi për furnizim me gaz, Shqipëria ka nisur sot pas 10 vitesh zyrtarisht hartimin e këtij plani.Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë thotë se edhe pse për disa javë pritet të nisë ndërtimi i gazsjellësit TAP, ende nuk dihen nevojat për gaz dhe fushat ku ai mund të përdoret. Fillimisht masterplani i gazit do të matë koston e prodhimit të energjisë nga gazi natyror dhe nëse ai mund të përdoret për TEC-in e Vlorës. Më pas do të kualifikohen kompanitë e mëdha që do e përdorin dhe në fund do të bëhet studimi se si do të përdoret nga qytetarët. Përveç gazit që do të vijë nga TAP, janë edhe dy kompani të tjera që operojnë në Shqipëri, Shell dhe Petromanas të cilat kanë zbuluar dy zona të cilat kanë sasi të Mëdha gazi natyror. Deri tani Shqipëria ka lidhur një marrëveshje me konsorciumin e Shah Denizit për të ndërtuar një grykëderdhje gazi me kapacitet 1 miliard metër kub në vit, por do të jetë ky plan i cili do të identifikojë nevojat tona se sa gaz duhet të blemë nga fushat e Azerbajxhanit.

Free Traffic Exchange