http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Edmond Separaku 23-vjeçari nga Elbasani, i cili ka qene dëshmitari i radhës i thirrur nga Prokuroria ne gjyqin ndaj 9 te pandehurve te akuzuar se kane dërguar ushtare ne Siri. I përballur me trupin gjykues, 23-vjeçari ashtu si dhe te pandehurit, nuk ka pranuar te betohet para Gjykatës me argumentin se te vetmin betim e bën para Allahut. Ndonëse ka pranuar se ka njohje me te pandehurin Gert Pashka, 23-vjeçari ka deklaruar se ka qene 2 here ne Siri, por jo i dërguare nga Pashja. Ai deklaroi para trupit gjykues, se ka shkuar ne Siri ku ka qëndruar nga tre muaj dhe këtë e kishte bere per te ndihmuar vëllezërit mysliman, dhe këtë ia sugjeron ta bëjne edhe myslimanë te tjerë. Separaku tha para Gjykatës se ne Siri, kishte ndihmuar ne rindërtimin e shtëpive dhe nxjerrjen e trupave, por nuk mohoi edhe faktin se ishte stërvitur ushtarakisht. I pyetur nga Gjykata, Edmond Separaku mohoi te kishte marre pagese për qëndrimin ne Siri. Ndërkohe para gjykatës dëshmuan edhe te tjerë persona te thirrur nga Prokuroria, te cilët nuk kane pranuar se janë dërguar ne Siri nga te pandehurit, por kane shkuar me dëshirën e tyre. Ndërkohe i pandehuri kryesor Gert Pashja i kërkoi gjykatës ti shpjegoje ku bazohet akuza qe e akuzon për terrorizëm, pasi te shkosh ne Siri, nuk përben vepër penale.