http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Salvatore Leticia, italiani i arrestuar për vrasjen e Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt, po tenton të shmangë hetimet që e lidhin masakrën në bulevard me një hakmarrje të organizatës mafioze ?Kamorra? për prishjen e pazareve të drogës. I pyetur nga prokurorët shqiptarë, por edhe nga hetuesit italianë të ardhur me urgjencë në Tiranë, ai ka pohuar se në Shqipëri kishte ardhur për të marrë pjesë në të 40-tat e Durim Sulkut, i vrare ne 6 prill ne Holande. Leticia ka pretenduar se me vëllezërit Besnik e Durim Sulku ka patur nje njohje 20-vjeçare, ndaj e kishte detyrim qe te ishte ne këtë ceremoni. Por i pyetur mbi praninë ne vendin e krimit, ai ka thëne se kishte nje arme ne dore, por ka qëlluar vetëm ne ajër. Ne fakt, burime te Prokurorisë, sqarojnë se nje kamer sigurie e një biznesi, e ka te fiksuar momentin kur ai qëllon, madje edhe kur i bie kapelja ne toke, çka e identifikon atë plotësisht. Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Salvatore Leticia i është bashkuar atentatit për të zbatuar urdhrin e ardhur përtej Adriatikut nga bosët e Kamorras, pasi Besnik Sulku nuk kishte dorëzuar një sasi prej 1 milionë euro për 20 kile kokaine te marrë nga mafia e të shitur nga grupi i tij. Prokurorët ndërkohë kanë zbuluar edhe një qeskë të vogël mbushur me kokainë, e cila ishte lidhur me çelësin e motorit që ishte fshehur nga dy atentatorët për t?u arratisur pas krimit. Në këtë mënyrë, skenari i vrasjeve që u finalizua me masakrën e Bulevardit, duket se përfshin në organizatë më të madhe kriminale, me fije te tjera që shtrohen në Itali, Shqipëri e Holandë e që merrej prej kohesh ne trafikun e drogave të forta, të kontrolluar nga mafia napolitane duke shfrytëzuar grupet shqiptare.Mediat ne Holande i kane kushtuar vëmendje vrasjes se Durim Sulkut, madje edhe kane rindërtuar me aktore mekanizmin e atentatit mafioz. 33-vjeçari i njohur edhe me emrin Ilir Sula, u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit te këtij viti ne Roterdam te Holandes. Ai u qëllua me plumba ne koke, ne një parking, ne autoveturen e tij tip ?Smart?. Sulku ishte ndjekur nga një makine tip ?BMV? me targa false, ku ndodheshin dy persona. Një prej tyre ka dale, teksa ?Smarti? sapo ishte parkuar, është afruar nga ana e shoferit dhe ka qëlluar 4 here pas koke Durim Sulkun, që kishte në dorë aparatin celular. Pas vrasjes, atentatori dhe shoferi janë larguar, duke braktisur makinën buze dertit. Nje dite me vone, ne Roterdam u gjet mjeti me te cilën u krye krimi. Ne makinën ?BMW? u gjet edhe revolja me te cilen u vra Sulku.Viktima përdorte emrat Durim Sula, Durim Sulku, e Besnik Sulku. Policia e pati te vështirë identifikimin e tij. Ai jetonte prej disa kohesh ne Holande, pa një vendbanim te regjistruar.