Projekti për rrugën “Egnatia” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka ne plan qe te rivitalizoje rrugën ?Egnatia? për ta kthyer ate ne te nje destinacion turistik, me qellim thithjen e sa me shume turisteve te huaj. Por qe te realizohet kjo, ky segment rrugor ka nevoje për sinjalistike, qendra informimi si dhe restaurime te pjesshme te disa urave përgjatë saj. Kreu i Agjencisë Kombëtare te bregdetit, Aruron Tare, thotë se kthimi i saj ne një destinacion turistik do te kërkoje shume kohe, por qeveria fillimisht do te nise nga vendosja e sinjalistikes. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, mendon se fillimisht duhet bërë identifikimi historik i rrugës, për të vijuar me identifikimin e aseteve kulturore përgjatë saj. Në projekt, është përcaktuar edhe ngritja e stacionit kryesor të informimit të Via Egnatias në Durrës pranë amfiteatrit, stacion ky që shënon edhe fillimin e itinerarit historik. Pos këtij stacioni, një tjetër do të jetë edhe në Qafë-Thanë, për turistët që futen në Shqipëri nga kjo pikë doganore.