http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata të cilët kanë ndërtuar pa leje deri në datën 27 qershor të vitit 2014-të, do të amnistohen dhe do t?u krijohet mundësia që objekti të mos prishet, por të legalizohet. Nisma e marrë nga Agjencia e Legalizimeve, kaloi edhe në Komisionin përgjegjës, atë të Veprimtarive Prodhuese, duke mundësuar që nga kjo lehtësi të përfitojnë 60 mijë qytetarë. Artan Lame tha se kjo ide, nuk u zbatua më parë për shkak se nuk diheshin përmasat e këtij problemi, pavarësisht se disa mijëra ndërtesa që mund të përfitonin tani janë prishur. Opozita akuzoi institucionin e Aluizni-t se e ka marrë këtë nisëm për arsye elektorale. Por nuk kanë qënë të pakta ankesat për këtë agjenci edhe nga deputetët e mazhorancës. Sipas Artan Lames, momentalisht Aluizini po merret me fotografimin e zonave informale në mënyrë që të ketë një database se sa është numri i ndërtesave pa leje, kjo do të ndihmojë njëkohësisht që të parandalohet ndërtimi i objekteve të reja pa leje.