Blendi Klosi merr detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para se të niste takimet elektorale te dites se hene, Erion Veliaj bëri kalimin e stafetës në Ministrinë e Mirëqenies Socialet, në duart e Blendi Klosit. Tashmë kandidat për Bashkinë Tiranë, ish-ministri Veliaj, tha se ishte i qetë për reformat në këtë ministri pasi po e linte ministrinë ne duar te sigurta. Blendi Klosi u shpreh se ndihmat per shtresat në nevojë do të vazhdojnë të jenë prioritet për dikasterin që do drejtojë. Si ministër i ri, Klosi jo pa shpoti tha se ndihet i habitur nga disniveli i madh gjinor, në favor të grave në stafin e Ministrisë. Ministri Klosi u shpreh se zhvillimi i arsimit profesional, prioritet edhe i paraardhësit të tij, do të gjejnë mbështetje dhe stimuj më të mëdhenj.

Free Traffic Exchange