http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Vlora lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar rivalin politik Edi Rama per mungese bilanci, por edhe per korrupsion. Gjate prezantimit te programit per vloren e 4 viteve te ardhshme nga kandidati i djathte Genc Deromemaj, kryetari i PD Basha ka theksuar se kryeministri Rama, nuk mund te shesë si sukses rikonstruksionin e spitalit per sëmundjet e shëndetit mendor te Vlorës, pasi projekti filloi gjate qeverisjes se PD. ?Nuk kanë se çfarë bilanci të prezantojnë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima edhe kur guxojnë siç guxuan sot të vijnë e të flasin për spitalin psikiatrik, të gjithë e dimë, filloi të ndërtohej në kohën kur ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, dr. Halim Kosova, harron të thotë kryesoren. Programet investigative me kamera të fshehta treguan se si merrej 500 mijë lekë ryshfet për një kemp?.Basha ka theksuar se ne 21 qershor qytetaret duhet te votojnë per te djathtën.?Zgjidhja dhe zgjedhja është shumë e thjeshtë. Koço, fraksion një, apo një vlonjat për Vlorën. Vota për Genc Deromemaj është vota për të ndalur të keqen që po përparon çdo ditë në familjet tuaja por është po kështu vota për zbatimin e platformës sonë për uljen me 25% të çmimit të energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave, uljes së çmimit të naftës, rritjes së konsumit përmes rritjes së fuqisë blerëse, heqjes së TVSH për mallrat e shportës, rritjes së rrogave e pensioneve. Këto janë propozimet tona, kjo është platforma jonë, kjo është oferta jonë.?Ndërsa kandidati i PD për Vlorën, Deromemaj, premtoi se për çdo familje ne nevoje, do te kete një fond rimbursimi për energjinë elektrike me vlerë 3500 lekë për familje.