http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka qenë një festë e vërtetë për qytetin e Korçës, pasi ka pritur dhjetëra shqiptarë e të huaj në emër të artit për të shkëmbyer dhe përjetuar më të mirat që mund të ofrojë ky qytet. Me monodramën ?Delirium Tremens? të aktorit maqedonas Igor Tripee është mbyllur edhe edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës. Çmimin e madh të këtij festivali e ka fituar aktorja ruse Irina Xhapakova, e cila ka mbetur e kënaqur jo vetëm me festivalin, por edhe e mrekulluar nga kultura dhe mikpritja që banorët e qytetit të Korçës kanë përcjellë tek ajo. Ka shumë vlerë ky udhëtim, tanimë jo vetëm për artin që ka përcjellë ky festival, por edhe për të njohur bukuritë e këtij qyteti. Një çmim tjetër shumë i rëndësishëm ka qenë edhe ai i publikut. Aktorja e njohur e Teatrit ?Migjeni?, Rita Gjeka ka triumfuar në këtë festival. Edhe këtë edicion festivali është ndalur në zonat më të njohura turistike të qytetit të Korçës, kryesisht në Dardhë dhe Voskopojë. Në edicionin e 12-të të Festivalit të Monodramës kanë marrë pjesë aktorë nga Rusia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.