http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e lagjes 18 për cilësinë e jetës dhe shërbimeve bashkiake. Duma tha se do të trefishohet shërbimi i pastrimit në qytet dhe hapësirat mes pallateve do të gjelbërohen të gjitha duke u kthyer në miniparqe për banorët. ?Do të trefishojmë shërbimin e pastërtisë për qytetin. Hapësirat mes pallateve të gjithë të gjerbërta, të gjitha me stota dhe me një park minimalist. Të gjithë rrugët e ndriçuara dhe ky është premtim prej nëne sepse në errësirë ka krim?.Kandidatja e djathtë u shpreh se qyteti do u kthehet interesave të qytetarëve dhe nuk do të jetë më peng i disave.Nga ana tjetër kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako priti në një koncert orkestrën simfonike të të rinjve gjermanë.?Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për integrimin e dy kulturave, asaj shqiptare dhe gjermane dhe ne do të vazhdojmë me aktivitete të tilla. Unë i uroj mirëseardhjen të rinjve gjermanë dhe sot ata shohin një ambient modern, një Durrës ndryshe dhe besoj se do të jenë dallëndyshet e Shqipërisë në Gjermani?.Orkestra sinfonike e të rinjve gjermanë nga Berlini me dirigjent Knut Andreas përbëhet nga 83 persona. Ajo ka interpretuar pjesë nga kompozitorë të njohur ndërkohë që Në koncert mori pjesë edhe orkestra rinore e harqeve ?Tirana?, me dirigjent Bujar Alliu.