http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I mbyllur për shumë vite me radhë, jo vetëm të huajt, por të rrallë kanë qënë edhe shqiptarët të cilët kanë arritur të hyjnë dhe të shohin Ishullin e Sazanit. Ai është një nga ishujt më të mëdhenj të Shqipërisë, por ironia e historisë i ka lënë një vend goxha të dukshëm vetëm në hartë. Pas 70 vitesh për herë të parë, turistët shqiptarë dhe të huaj do të mundin të hyjnë dhe ta vizitojnë këtë vend. Bëhet fjalë për Ishullin e Sazanit i cili tashmë po shihet nga qeveria si një pike strategjike për të tërhequr turistët. Ne mundëm të shkojmë me disa anije të vogla të vëna në dispozicion nga forcat e ushtrisë, por rrugës Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, tregoi se është rënë dakord me disa kompani private të cilat do të bëjnë transportin e turistëve të interesuar. Sazani do të hapet që këtë vit në muajin korrik, por puna për restaurimin e tij, nuk do të përfundojë tani. Godinat e vjetra të ngritura gjatë kohës së komunizmit do të rindërtohen, dhe po ashtu edhe billbordet e vjetra me mbishkrime që simbolizojnë atë periudhë. Synimi është që të lidhet historia, e ndaluara dhe bukuria në një linjë. Auron Tare beson se ky ishull i izoluar dhe i mbajtur si zonë ushtarake për dekada me radhë, do të bëhet po aq interesant për t?u vizituar sa edhe Butrinti. Sazani ka qenë një nga pikat strategjike të Shqipërisë, i cili është parë nga të huajt si një zonë e parë për tu pushtuar e për të hyrë në Shqipëri, por për ne ka shërbyer edhe si një vend për të ngritur baza ushtarake e për tu mbrojtur. Emri ishullit, Sason është përmendur që 6 shekuj para Krishtit dhe mbart mbi vete historinë e pushtimit venecian të tij. Anglia, Greqia, Italia e më pas Gjermania e kane marre ne kontroll per shume vite. Vetëm në vitin 1944 ai u rimor nga shqiptaret për t?u hapur për të gjithë këtë vit.