“Mbështetje për shtresat në nevojë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Shkoza ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj zone Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, deklaroi se ka programe të posaçme për shtresat në nevojë. ?Kam komunikuar hapjen e dy qendrave sociale për komunitetin rom dhe egjiptian. Gjithsesi, qëllimi im nuk është ta mbush Tiranën me qendra sociale, por deklaroj se këto që ne do të bëjmë, do i konsideroj si test për veten. Do të mundohem t?i pakësoj këto qendra duke u krijuar kushte njerëzve, që të kenë më shumë para? dhe të arrijnë të mbijetojnë vetë. Ky do të jetë qëllimi final.? Këtu Kosova u ndal tek banesat sociale të cilat sipas tij rrijnë bosh duke ngrire dhe biznesin. Sipas kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës çdo mbledhje e këshillit bashkiak do te jete e hapur ndërkohë që do të garantojë transparencë maksimale.