Doçi e Sulku kishin qene pjese e Kamorras - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dyshimet për vrasjen e vëllait të tij, por dhe 1 milionë euro të pakthyera për 20 kilogramë kokainë, duket se bënë bashkë italianin Letizia dhe Besnik Sulkun për të vrarë 39-vjeçarin, Mentor Doçi. Ndonëse armiq te betuar me njeri-tjetrin Doçi dhe Sulku kishin qenë më parë ortakë e punonin për llogari të organizatës mafioze italiane Kamorra. Burime pranë organit të akuzës, thanë se atentatet ndaj Doçit nisën pasi 39-vjeçari nga Bulqiza i kishte marrë grupit mafioz rreth 20 kilogramë kokainë dhe nuk kishte kthyer paratë nga shitja e saj. Sipas të dhënave, Doçi kishte marrë drogën nëpërmjet Besnik Sulkut e kishte shitur atë dhe bosëve të mafias u kishte thënë se kokaina kishte humbur. Nga këtu, nisin problemet për të, ku në dhjetor, Doçi i shpëtoi mrekullisht një atentati në lokalin e Gerti Goxhajt. Miku i tij, i cili mbeti i vrarë në përplasjen e së martës, arriti t?i shpëtonte jetën duke e tërhequr brenda ambienteve të lokalit e kështu dhe atentatorit, i cili dyshohet se ishte Besnik Sulku. Pas dështimit të këtij atentati, Camorra dërgoi një prej vrasësve profesionistë të saj. Salvatore Letizia kishte ardhur 5 herë në Shqipëri dhe herën e fundit, 8 orë para atentatit në të cilën mbetën të vrarë Mentor Doçi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku. Për ngjarjen, Prokuroria ka dërguar në gjykatë italianin bashkë me dy nipat e Mentor Doçit, me akuzën e vrasjes për gjakmarrje. Kjo pasi Markeljan e Klejvi Doçi, dyshohen dhe si atentatorë të vëllait të Besnik Sulkut në Holandë. Durim Sulku u ekzekutua me një plumb në kokë teksa parkonte automjetin e tij në një nga zonat periferike të Roterdamit.

Free Traffic Exchange