Projekti pilot për recetën elektronike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te rritur transparencën dhe per te shmangur abuzimet me recetat e rimbursueshme, ne qytetin e Durrësit do te nis nje projekt pilot, ku 18 qendrat shëndetësore dhe 80 farmaci do te jene pjese e sistemit elektronik. Receta elektronike përveçse kursen kohen e mjekut, do te mund t?i transmetoj te dhënat per barnat e rimbursueshme farmacistit, ku përfitues do te jene rreth 300 mije banore te qytetit bregdetar. ?Standard i ri transparence dhe shkurtim kohe i komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit. Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurte do të eliminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e firmosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime?.U prezantuan gjithashtu edhe risia e aplikacionit e-Barna, ku te gjithe njerëzit mund te kontrollojnë ne saje te teknologjisë, nese nje medikament eshte pjese apo jo e ilaçeve te rimbursueshme nga shteti, ku ata mund te përfitojnë. Kjo risi teknologjike, e recetës dixhitale rrit transparencën dhe ul radhët e gjata te pritjes neper qendrat shëndetësore.