Basha: Rama nëpërkëmb gratë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se respektin për gratë, nuk duhet ta tregojë duke i mbledhur në mitingje elektorale, por duke iu mundësuar punë.?E dimë mirë ne se sa i do gratë Edi Rama, e dinë familjet e Brunilda Mekës që e çoi drejt vetëvrasjes kur e hoqi nga puna, e di familja e asaj zonjës tjetër që ra në korrent sepse ia kishte shkyçur korrentin, megjithëse e kishte fëmijën me azmë. E dinë gratë kryefamiljare që rrisin jetimë, sepse burrat i hoqën nga puna dhe u mori edhe jetën me vetëflijim, nga Rrogozhina në Tale të Lezhës. I përdori gratë për të hequr rivalët e tij në parti dhe pastaj i detyroi gratë që të jepnin dorëheqjen që të fuste kriminelët në parlament. Ky është Edi Rama dhe respekti i tij për gratë.?Kryetari i Partisë Demokratike nga Shënavlashi ka theksuar se në dy vjet, Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk mbajtën asnjë premtim.?21 qershori do jetë fitorja e zgjidhjeve për hallet tuaja, problemet tuaja, duke ulur taksat, duke ulur çmimet, duke bërë të mundur investime që të hapin vende pune dhe duke ndihmuar fermerët me investime në infrastrukturë dhe qytetarët me investime në shëndetësi e në arsim, duke qenë pranë jush me vepra, duke ndalur të keqen e duke hapur derën e së mirës për çdo banor të Shënavlashit, për çdo banor të Rrashbullit e Shqipërisë.?Më herët Lideri demokrat Lulzim Basha u takua me banoret e Belshit, Cërrikut e Bradasheshit, ku kërkoi që vota e tyre ketë here te shkoje për opozitën.?Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t?i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t?i paguajnë 20% më pak. Ç? kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s?ka lekë të japë për bukën?!?Për banorët e Dumresë, shqetësimet më të mëdha ishin; rritja e kostos së punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, faturat abuzive të energjisë dhe emigrimi.

Free Traffic Exchange