“Vrasjet në Tiranë, pas ekzekutimit në Roterdam” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë masakra në Bulevardin Zogu i Parë ka si zanafillë vrasjen e Durim Sulkut ne Roterdam të Holandës, ne te cilën dyshohet se janë te përfshirë Markeljan dhe Klevis Doci.Gjatë vlerësimit të masave të sigurisë Prokuroria ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes, duke paraqitur prova të reja para Gjykatës.Këto të dhëna që flasin për implikimin e dy vëllezërve Doci, kanë dalë nga përgjimet telefonike dhe ambientale te bëra nga policia e shtetit. Sipas akuzës, Mentor Lufi ndodhej në një lokal përballe maternitetit të vjetër, bashkë me dy neperit e tij, Markeljanin dhe Klevisin si dhe me shokët Gerti Goxhaj dhe Artan Lamani.Pas kafes, Mentori dhe Gerti hipën ne makinën ?BMV? drejtuar nga Goxhaj, ndërsa dy nipat në automjetin pas tyre. Por sapo makina e pare është nisur, dy persona te maskuar dhe me arme i kane dale përpara dhe kane qëlluar ne drejtim te Mentor Lufit.Në pak sekonda, vëllezërit Doci kanë reaguar duke përplasur Salvatore Letician. Ndërsa Markeliani ka dale nga makina me pistolete dhe ka vrare Besnik Sulkun. Sipas Prokurorisë, 34-vjeçari italian është kapur disa metra larg ngjarjes prane një hoteli. Ndërsa ne vendin e ngjarjes janë gjetur tre arme dhe 17 gëzhoja.

Free Traffic Exchange