Daçiç: Të ndahet Kosova - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri, njëherazi edhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç propozon ndarjen e Kosovës. Ndryshe nga presidenti Nikoliç qe ne platformën e tij per Kosovën flet per autonominë e saj, Daçiç thotë se kjo është nje ide qe i ka kaluar koha dhe zgjidhja me e mire do te ishte qe Kosova te marre territorin ne jug te lumit Iber, kurse Serbisë t?i dorëzohet veriu.?Ne na është kërkuar te firmosim nje marrëveshje ligjore me Prishtinën, por kjo nuk do te thotë domosdoshmërish se do te kete kërkese per njohje reciproke. Për momentin, askush ne Bruksel nuk e di se çfarë do te përmbaje marrëveshja.?Ministri i Jashtëm shtoi se Serbisë nuk do t?i kërkohet te njohe pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim ne BE. Propozimi i Daçiç per ndarjen e Kosovës vjen ndërsa ne veri te vendit vijojnë te veprojnë strukturat paralele serbe. Vetëm nje dite me pare, ne veri te Mitrovicës u shënua nje incident qe riktheu friken e kolonizimit te veriut. Pronari nga Kosova i një shtëpie ku aktualisht banon nje serb, nuk u lejua te kthehej ne banese, edhe pse kishte fituar te drejtën me vendim Gjykate. Përveç forcave te policisë, ne vendngjarje u vu re prania e pjesëtareve te te ashtuquajturës ?Mbrojtja Civile?, nje strukture qe financohet nga Serbia.