Salvatore Leticia: S’kam lidhje me vrasjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Salvatore Letizia, 34-vjeçari italian, një nga tre te arrestuarit e masakrës se ndodhur dy dite me pare ne Bulevardin Zogu i Pare. Nen shoqërinë e nje përkthyeseje te caktuar nga Gjykata dhe te avokatit Ilia Ila 34- vjeçari nga Napoli, u paraqit sot ne Gjykatën e Krimeve te Renda për vlerësimin e masës se sigurisë. Leticia akuzohet për vrasje per gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje. Ai ka pranuar ne Gjykate se ka qene edhe me pare i dënuar ne Itali, por kjo ka ndodhur ne moshe te mitur. Sipas Prokurorit 34-vjeçari ka qene ditën e ngjarjes ne shoqërinë e nje prej viktimave Besnik Sulku dhe dyshohet se është paguar prej tij për te ekzekutuar Mentor Lufin. Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ne momentin e arrestimit i është gjetur nje qese brenda te cilës ishte nje xhup dhe fotografia e viktimës. Ndërkohe, vete 34-vjeçari ka pranuar se ka qene i armatosur dhe se ka qëlluar vetëm ne ajer. Policia ka gjetur dhe sekuestruar armen e cila ishte hedhur nga italiani pranë vendit te ngjarjes dhe tashme do te jete ekspertiza ajo qe do te vërtetoje nëse ndonjë nga tre viktimat është vrare prej tij. Nga vete i pandehuri dhe avokati i tij është pranuar vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. Ne përfundim, Gjykata pranoi kërkesa e Prokurorisë duke e lëne 34-vjeçarin ne burg deri ne përfundim te hetimeve. Ndërkohe te njëjtën mase, Prokuroria kërkoi edhe për dy te arrestuarit e tjerë vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doci, nipërit e viktimës Mentor Lufi.

Free Traffic Exchange