Edi Rama dhuron gjak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët talasemikë e kanë jetik transfuzionin me gjak. Mbijetesa e tyre është e lidhur me nderrimin periodik dhe të vazhdueshëm të gjakut, i cili mund të gjendet vetëm nëpërmjet dhurimit. Nevoja është aq e madhe, sa thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar i është bashkuar edhe stafi i kryeministrisë. Për vitin e dytë radhazi, në selinë e kryeministrisë është vendosur njësia e lëvizshme për dhurimin e gjakut. Nismës i është bashkuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka konsideruar të domosdoshme dhurimin e gjakut. Kryqi i Kuq thekson nevojën që të gjithë të dhurojnë gjak. Edhe nëpunës të kryeministrisë i janë bashkuar nismës së Kryqit të Kuq, duke dhuruar gjak në mbështetje të fëmijëve talasemikë.