Prokuroria: Paloka i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për juristen e kryeministrit Rama kjo ishte një lapsus logjik, për Prokurorinë e Përgjithshme, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike duhet të shpallet i pafajshëm. Prokuroria e Përgjithshme argumentoi se akuza e shpifjes për shkak të detyrës është shfuqizuar qe ne vitin 2012. Sipas organit të akuzës ne deklaratat e Palokës është folur për kryeministrin si institucion dhe jo si emër i përveçëm, ndaj dhe qëndrimet nuk janë personale, por të Partisë Demokratike. Po sipas Prokurorisë bien poshtë dhe akuzat e fyerjes, pasi në asnjë rast të deklaratës së Palokës nuk janë fyer cilësitë e personit. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe avokati mbrojtës i Palokës i cili tha se penalizmi i këtyre veprave nuk na afron me Bashkimin Evropian. I njëjti qëndrim i mbrojtjes se deklaratat janë bërë në emër të forcës politike që përfaqëson, u mbajt dhe në seancën tjetër mes Kryeministrit Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë demokratike Arben Ristani. Kreu i qeverisë kallëzoi penalisht për fyerje dhe shpifje, dy deputetët pas deklaratave të tyre se Rama është i lidhur me bandat kriminale. Për procesin ndaj Palokës Gjykata pritet të japë vendimin e saj më 5 qershor.