http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Revolucion i heshtur në arsim. Kështu e ka përkufizuar kryeministri Edi Rama, mbështetjen dhe shtysën që qeveria po i jep arsimit profesional. Në panairin e mundësive për arsim dhe punësim, kreu i qeverisë tha se në 20 vitet e fundit më shumë i është kushtuar vëmendje profesioneve, me të cilat tregu është i tejngopur. Shefi i ekzekutivit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit shkollave me sipërmarrjen. Gjatë vizitave në stendat e vendosura në panairin e arsimit dhe punësimit, kryeministri Rama ka dëgjuar ofertat. Por, nuk munguan as batutat nga ana e kreut të qeverisë. Reformat në arsimin profesional, konsiderohen nga qeveria ?Rama? të domosdoshme, për t?i dhënë më shumë frymëmarrje tregut të punës.