Shtyhet miratimi i Gjykatës Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i Kosovës shtyu per një kohe te pacaktuar shqyrtimin dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese, qe do t?i hapnin rruge ngritjes se Gjykatës Speciale, e cila do te hetoje krimet e pretenduara te ish luftëtareve te UÇK-se. 78 deputete mbështeten propozimin e grupit te PDK-se, qe theksoi se do te duhet kohe per përgatitjen e dokumenteve dhe projektligjit përpara debatit ne kuvend. Lëvizja Vetëvendosje shprehu serish qëndrimin kundër themelimit te Gjykatës. Ndërsa pritej nisja e seancës plenare përpara ndërtesës se parlamentit, shoqatat e dala nga lufta zhviluan nje proteste. Protestuesit bene thirrje qe askush te mos e votoje gjykatën, qe sipas tyre shkel sovranitetin e vendit dhe kërkon te degradoje luften e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit per Gjykatën kërkon votat e dy te tretave te deputeteve shqiptare dhe dy te tretat e votave nga pakicat. Por partitë e koalicionit qeveritar mund te mos i kene ato, pasi themelimi i gjykatës kundërshtohet përveç opozitës, edhe nga një pjese e deputetëve të tyre. Pakënaqësia eshte shtuar veçanërisht pas dënimeve te fundit te 11 ish pjesëtareve te UCK-se. Ndersa ndërkombëtaret nga ana tjetër, kane paralajmëruar se dështimi i votimit mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit tw OKB-se. Përpara votimit mbrëmjen e se enjtes presidentja Jahjaga u takua me kryeministrin Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Thaçi. Ndonese ne njoftimin e presidencës thuhej se Mustafa e Thaci theksuan pritshmërie për votimin e amendamenteve dhe procedimin e ligjit, zyra e zv/kryeministrit e përgënjeshtroi qe te jete diskutuar mes tyre per gjykatën. Ndërsa ne nje reagim ne rrjetet sociale Ministri i Jashtem Thaci duke iu referuar vendimit ndaj pjesëtareve te grupit ?Drenica?, tha se gjykimi ka tendencë për të njollosur luftën e drejtët te UCK-se, por edhe drejtësinë. Në prill të vitit të kaluar parlamenti me 89 vota pro miratoi themelimin e gjykatës së posaçme, e cila pritet te vendoset në Holandë dhe të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë. Votimi pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë dhe përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të UCK, në krime lufte.