Basha: Rama, pa asnjë ofertë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Dibra dhe Bulqiza kryetari i partisë demokratike ka akuzuar sërish maxhorancës se në këto 18 muaj qeverisje nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa sot kërkojnë t?i fshihen llogaridhënies duke sulmuar opozitën dhe kandidatët e saj.?Edi Rama nuk ka ofertë për ju. Unë i them sot, kthehu në Dibër, përdor të njëjtin pasion me të cilin sulmon Lulzim Bashën, për të sulmuar rrogat e ulëta, për të sulmuar varfërinë, papunësinë! Me të njëjtin inat që sulmon kryetarin e opozitës, që të ka mundur një herë dhe prapë do të mundë, vërsulu listave nëpër dyqane që janë dyfishuar!?Duke i ftuar qytetarët të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, lideri i maxhorancës tha se Partia Demokratike e ka gati ofertën për të nxjerrë vendin nga kriza.?Vota juaj në 21 qershor është vula e një referendumi popullor, për të ulur me çdo kusht çmimin e energjisë dhe për faljen e kamatë-vonesave, për të ulur me çdo kusht taksat, për të rritur pensionet dhe pagat, për të rikthyer në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që janë larguar me të padrejtë dhe këdo tjetër që ka nevojë për të, për subvencione për bujqësinë dhe blegtorët.?Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar 21 qershorin si ditën e llogaridhënies së qeverisë dhe refuzimit me votë të keqqeverisjes dhe ndaljes së të keqes.?Në 21 qershor, vota juaj për Partinë Demokratike është refuzim i politikës që e ka zhytur Shqipërinë në krizë të thellë ekonomike, që i ka zhytur shqiptarët në papunësi, që i ka rritur çmimet e ka bërë të pamundur mbijetesën për mijëra familje anembanë vendit.?