http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri demokrat Lulezim Basha premtoi hapjen e vendeve te reja te punes, uljen e taksave dhe çmimit te energjisë elektrike per banoret e Matit, nese vota e tyre kete here do te shkoje per kandidatin e djathte për këtë bashki.?Oferta jonë, pikë kryesore ka punësimin, uljen e taksave për të krijuar më shumë vende pune, për të punësuar të rinjtë, kryefamiljarë të papun, përmes zgjerimit dhe forcimit të biznesit?. Per Bashen, fakti qe bashkia drejtohet nga te majtet, ashtu si qeveria, nuk ka sjelle asnjë ndryshim ne cilësinë e jetes se banoreve. ?Pas mashtrimeve për 300 mijë vende pune, pas mashtrimeve për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për legalizime falas e për shëndetësi falas, mashtrimi tjetër është që po t?i kemi ne të dyja do t?i bëjmë më mirë. Ja pra, këtu i kanë pasur të dyja, a i kanë bërë më mirë këto dy vite? A kanë sjellë përmirësim në cilësinë e jetës tuaj? A kanë sjellë shpresë për rininë? A kanë hapur vende pune për të papunët? Kanë mbyllur vende pune. Kanë pakësuar ndihmën ekonomike e kanë bërë më të vështirë për shumicën dërrmuese të familjeve të mbyllin muajin?.Edhe ne bashkëbisedimin e me banoret e Klosit kryetari i Partisë Demokratike tha se zgjidhja e problemeve ekonomike do te vije me voten per koalicionin e djathte me 21 qershor.