6 kryeministra, në tryezë për bashkëpunimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të 6 kryeministrat e vendeve të rajonit u mblodhën në Forumin Ekonomik të Vjenës, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Si i zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama i priti të gjithë njëri pas tjetrit. Mbërriti edhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në Forum vetëm një ditë më parë. Një klimë e ç?tensionuar mes kryeministrave ballkanas. Një gjendje komforte e cila kulmoi me shtrëngimin e duarve mes kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe kreut të qeverisë së Kosovës Isa Mustafa. Të gjithë u ulën dhe nisën diskutimet me petkun e zyrtarëve të lartë, mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve. Por si për të treguar se tashmë janë diçka më tepër se homologë dhe marrëdhëniet janë përtej zyrtares si disa vite më parë, nuk munguan as batutat mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç. Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 në kryeqytetin austriak me qëllim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike të vendeve të Adriatikut dhe Ballkanit. Punimet ne takimin e Tiranes nisen pasditen e të mërkurës dhe gjatë gjithë diskutimeve do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve dhe zhvillimin e përbashkët.