Vuçiç: Faleminderit për mikpritjen! - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Top Channel vlerëson mikpritjen që gjeti në Tiranë dhe është i sigurt se kjo nuk do të jetë vizita e fundit. Ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe po shikojnë përpara, veçanërisht që të shfrytezojnë të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.