Naço: Presidenti jo në KLD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës duhet te largohet nga drejtimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë, ndërsa Ministri i i Drejtësisë nuk duhet te jete anëtar i këtij këshilli. Propozimet janë bere nga Ministri Nasip Naco, i cili ka kërkuar ndryshime kushtetuese për KLD-ne, ne mënyre qe te behet ndarja e tij me politiken. Naco ka shfrytëzuar konferencën e rrjetit ballkanik dhe eruromesdhetar te këshillave gjyqësore, qe po zhvillohet ne Shqipëri, per te bere edhe nje here te ditur qëndrimin e tij ne lidhje me këtë institucion, qe sipas tij nuk po kryen rolin qe i ka ngarkuar kushtetuta. Por i pranishëm ne takim ne cilësinë e kryetarit te KLD-se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka preferuar te reagoje ndaj këtij propozimi, duke vene theksin gjate fjalës se tij ne parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve. Parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve siguron reciprocitet dhe respekt për nje drejtësi me te madhe. Garanton bashkëveprim mes pushteteve. Kjo është arsyeja qe reforma ne drejtësi e ben te detyrueshëm pjesëmarrjen e faktorëve institucionale. Roli i KLD, sipas kushtetutës, ky këshill është autoriteti i qeverise per sistemin gjyqësor te shkalles se pare. Për vetëqeverisjen ne gjyqësorit KLD përbehet nga gjyqtare dhe realizon lidhjen e këtij këshilli me gjyqtaret. Ne një shoqëri demokratike jo rrallë ka përplasje. Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri Clive Rumbold kërkoi që të garantohet pavarësia e standardet e integritetit. Pavarësia e gjyqësorit, sipas tij është çelësi i reformës në drejtësi dhe per këtë nje rol te rendesishem ka edhe këshilli i larte i drejtësisë.