http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politika e ndjekur nga qeveria për te rritur disa nga taksat, jo vetëm qe nuk është mirëpritur nga biznesi, por sipas tyre, nuk ka dhëne efektet e pritshme ne mbledhjen e te ardhurave. Dhoma Amerikane e Tregtisë i s?gjeron qeverise qe te rishikoje nivelin e taksave dhe tatimeve me tendence uljeje. Dy janë taksat, qe sipas tyre duhet te ulen, takim fitimi dhe dividendi. Qeveria është ne fazën e mbledhjes se sugjerimeve nga biznesi për paketën fiskale 2016, ndaj propozimet e Dhomës Amerikane kane si synim qe qeveria te mund te reflektoje per vitin e ardhshëm. Ne argumentet dërguar ministrisë, bizneset amerikane thonë se nevoja për rritjen e te ardhurave nuk duhet te shoqërohet me rritjen taksave. Pjese e sugjerimeve te Dhomës Amerikane janë edhe rishikimi i tatimit mbi te ardhurat. Nder te tjera biznesi kërkon një garanci ne përcaktimin e sistemit tatimore. Rishikimi çdo vit i taksave apo tatimeve, nuk i lejon sipërmarrësit te bëjnë plane afatgjata zhvillimi.