Zbardhet skema e vrasjes tek treni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas masakrës në bulevardin ?Zogu i Parë?, në kryeqytet ku humben jetën tre persona, policia e kryeqytetit ka arritur të zbardhë detaje të reja mbi ngjarjen, ndërsa ka publikuar edhe fotot e të ekzekutuarve. Ndjekja e Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt nga dy atentatorët, kishte nisur disa ditë më parë. Shtetasi italian Salvatore Letizia dhe Besnik Sulku kishin studiuar ne imtësi lëvizjet e shënjestrave te tyre, duke i ndjekur ato nga larg me një motor Skuter. Të mërkurë, ata i zunë pritë Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt që ishin ulur ne një lokal pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sapo ata janë ngritur dhe kanë hipur ne makinë, atentatorët i kanë prere rrugën duke i qëlluar me pistolete. Por Fufi dhe Goxhaj ishin të shoqëruar nga një makinë e dyte e dy nipërve të Mentorit, Markeljan Doci dhe Klevis Doci. Markeljani ka qëlluar mbi Besnik Sulkun, ndërsa italiani që dyshohej se ishte vrasës me pagesë, arriti t?i shpëtonte plumbave, duke u fshehur pas një pallati. Policia arrestoi brenda pak minutave shtetasin italian, si dhe sekuestroi si prova materiale motorin dhe një pistoletë të tipit ?Glock?, e përdorur nga Salvatore Leticia. Nga hetimet e deritanishme rezulton se masakra e te mërkurës e ka zanafillën në një konflikt të hershëm për shkak të pazareve të drogës në Holandë. Në janar të këtij viti Në Rotterdam, u vra vëllai i Besnikut, Ilirjan Sulku. Sipas autoriteteve holandeze viktima ngiste një automjet tip smart, kur u qëllua nga dritarja anësore me plumb në kokë. Ekzekutimi mafioz mbeti pa autor ndërkohë që policia mundi të gjente vetëm armën e krimit. Ndërkohë ne Tirane, me hetimin e vrasjeve është angazhuar Prokuroria e Krimeve te Renda. Nga te dhënat e deritanishme ka dyshime se kemi te bëjmë me një grup te strukturuar kriminal, kjo edhe nga informacionet e marra ne lidhje me shtetasin italian, i cili njihet si një person me precedent ne disa vende te rajonit.