Fiks Fare, 27 Maj 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-29 4

Prerja e filizave te frashërit dhe dëllinjës

Në tregun e Milotit, krahas produkteve të ndryshme që gjen, mundet të gjesh edhe fidanë të pemëve të ndryshme, të cilat priten në moshë fare të re dhe nxirren për treg. Banorë të zonës kryesisht të komunës Miliot, pasi presin pyjet në fshatrat Mal Bardhë, duke prerë frashër dhe dëllinjë, i nxjerrin në tregun e Milotit si hunj që i vendosen për mbështetjen e perimeve dhe fidanëve të peëmëve frutore. Pasi i mprehin ata i nxjerin në treg, duke i shitur.Një filiz frashëri kushtton 20 lekë, ndërsa një dëllinjë disavjecare kushton 100 lekë. Shërbimi i policisë pyjore duket inekzitentë, ndërsa policia nuk ndërhyn për të ndaluar masakren në pyje, ku pas prerjes së pishave dhe pemëve të tjera, ka vijuar puna edhe për prerjen e drurëve të tjerë që gjendet përreth Milotit.

Bisedë me një banor të zonës, i cili po tregtonte filizat e frashërit dhe dëllinjës për hunj që i vendosen për mbështetjen e perimeve dhe fidanëve të peëmëve frutore. Fiks fare pasi bëri pazarin, për të parë se si tregtohet këto hunj në mes të ditës, bleu disa prej tyre, duke udhëtuar nga Miloti deri në Tiranë, por aksush nuk e ndaloi makinën e Fiks fare edhe pse filizat e frashërit dhe të dëllinjës dukeshin hapur në makinë.

Biseda me banorin që tregton këta pemë dhe blerja e filizave, të cilat shërbejn për mbajtjen e një rrënje domate apo një filizi ulliri.
Xhirime të hunjve të cilët janë nxjerrë në tregun e Milotit për shitje dhe makinës të ngarkuar me hunjë pas blerjes dhe nisja për Tiranë.
Po kështu edhe në Malin e Krujës vihet re që vazhdon prerja e pishave, pranë furrave të gëlqeres.

Xhirime të pishave të prera dhe furrave të cilët kanë nisur aktivitetin e tyre pothuajse në të gjithë rrethin. Kemi të xhiruar furrë në punë Krastë të Krujës.

Interviste Genci Hoxhaj drejtor i inspektoriatit te policies pyjore ne ministrine e mjedisit, Pyjet qe jane demtuar ne Malbardhe jane pyje komunal, te cilat administrohen nga Komuna. Ne jemi ne djeni qe komuna ka dhene leje per prerjen e Frasherit, por duhet te theksojme qe ka 3 lloje Frasher i qe rrezikojne zhdukjen. Per prerjen e Dellinjes nuk ka leje prerjeje. Dellinja eshte e ndaluar te pritet, pasi eshte bime qe do 80 deri ne 100 vite te rritet. Ne kerkojme sensibilizimin edhe te komunitetit te cilet duhet te na lajmerojne.

Interviste ne komunen e Milotit, inspektori i pyjeve Ne kemi dhene leje per prerjen e Frasherit, por ka edhe prerje pa lejen tone. Dellinja nuk lejohet te pritet eshte e ndaluar. Nga shkeljet e konstatuara ne kemi bere vetem procesverbalet, por s?ka pasur masa te tjera. Keto peme shiten edhe ne treg por ne nuk e ndalojme dot. Nje roje ka komuna qe ruan pyjet e saj.