Kryeministri serb Vuçiç viziton Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksandër Vuçiç ka mbërritur ne orën 11:00 ne Aeroportin e Rinasit, duke shënuar vizitën e pare te nje kryeministri te Serbisë ne Tirane. Shefi i ekzekutivit serb është pritur ne Rinas nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi për t?iu drejtuar me pas Pallatit te Brigadave, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Në Konferencën për shtyp, Kosova ishte ne vëmendjen e krerëve te dy qeverive. Rama përsëriti qëndrimin se Kosova tashmë është Republikë e pavarur. Si për të treguar se Serbia nuk heq dorë nga Kosova, si pjesë e saj, Vuçiç e përfshiu në territorin serb kur foli për ndërtimin e aksit rrugor që lidh Nishin me Durrësin. Teza për Shqipërinë e madhe nuk ekziston tha kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që homologu serb, shfaqjen e flamurit të Shqipërisë së madhe në Beograd, e quajti indicet politik. Ajo çka i intereson Shqipërisë dhe Serbisë, është bashkëpunimi, pohuan Rama dhe Vuçiç. Bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është esencial, tha më tej kryeministri Edi Rama. Dhe duke iu referuar ftohjes diplomatike mes Tiranës dhe Athinës, për shkak të përcaktimit të kufirit detar, Rama theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë të heqë dorë nga territori i saj, për hir të parimit të fqinjësisë së mirë. Ceremonia e pritjes dhe i gjithë protokolli i vizitës se kryeministrit te Serbisë ishte ndërtuar mbi bazën e reciprocitetit, duke parashikuar te njëjtat takime dhe detaje qe Beogradi ndoqi gjate vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Serbi vitin e kaluar.