http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se një vit nga vizita e saj e fundit, Eliza Dushku është rikthyer në Shqipëri. Arsyeja është pikërisht premiera e dokumentarit që aktorja hollivudiane me origjine shqiptare, realizoi në verën e vitit 2011 me qëllim promovimin e Shqipërisë. Nën titullin ?Dear Albania?, dokumentari sjell një udhëtim të aktores jo vetëm në vendet më turistike të Shqipërisë, por edhe në trojet shqiptare, tashmë jashtë kufijve zyrtarë. Gjatë gjithë këtij rrugëtim Eliza shoqërohet nga vëllai i saj Nat.?Ky dokumentar do të shfaqet në 217 milion ekrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam e lumtur që do të mund të përcjellim një imazh tjetër të Shqipërisë. Dhe kur të gjithë ne të përmendim Shqipërinë, do të doja shumë që të mos mendonin se shqiptarët janë të gjithë trafikantë dhe rrëmbyes fëmijësh, ashtu siç përcjellin shumë filma hollivudianë. Pasi ne jemi edhe kështu si në dokumentarin tim, mikpritës dhe të besës. Jemi ende duke punuar që ky dokumentar të bëjë xhiron e botës, të transmetohet në Ballkan, Japoni, Kinë e kudo, për të përcjellë një imazh të mirë të Shqipërisë.?Artistë të njohur edhe jashtë Shqipërisë si Inva Mula, Blerim Destani, Ermonela Jaho, lorik Cana apo Fadil Berisha i kanë dhënë një tjetër zë këtij dokumentari, duke bërë kështu që imazhi për një Shqipëri të bukur, mikpritëse dhe të qetë të mbërrijë edhe më i qartë. Ky dokumentar pritet të shfaqet së shpejti edhe në kinematë e Tiranës.