Gjyqi i “grupit të Drenicës” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ish-luftëtare te UÇK-se, pjese e atij qe njihet si Grupi i Drenicës janë shpallur fajtore nga gjykata për vepra te kryera gjate luftës ne Kosove. Kryetari i Komunës Skenderaj, Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e nje civili shqiptar ne shtator te vitit 1998, ndërsa ish-ambasadori i Kosovës ne Shqipëri, Sulejman Selimi u dënua me 6 vjet heqje lirie për torturimin e nje dëshmitari ne zonën e Drenicës, po gjate luftës. Trupi gjykues vendosi te shpalle te pafajshëm pese persona te tjerë, te akuzuar per krime lufte ndaj popullsisë civile. Ata janë Sabit Geci, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari. Kryetari i trupit gjykues urdhëroi paraburgimin e menjëhershëm të Lushtakut dhe Selimit. Selimi ka qene pjese edhe e procesit gjyqesor ndaj rastit Drenica 2, ku është dënuar gjithashtu me 8 vite burg. Edhe gjashte persona te tjere jane shpallur fajtore dhe jane dënuar me nga 3-7 vite burg.