http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Integrimi ne Bashkimin Europian është ne interesin e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe dy vendet duhet te bashkëpunojnë per këtë qellim. Me këto fjale zgjodhi te komentoje kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski deklaratën e kreut te qeverise shqiptare Edi Rama, se Maqedonia nuk mund te integrohet dhe behet anëtare e NATO-s pa zbatimin e plote te Marrëveshjes se Ohrit.?Interesi i përbashkët i qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë është integrimi i shpejtë i te dyja vendeve në BE dhe i Maqedonisë ne NATO, ku Shqipëria është tashme anëtare. Per kete çështje duhet te bashkëpunojmë dhe të përkrahim njëri- tjetrin, ne te mire te sigurisë dhe prosperitetit te rajonit dhe qytetarëve të te dy vendeve. Këtu duhet te përqendrojmë forcat dhe energjitë.?Gjate nje interviste për Press 24 Gruevski u pyet edhe per ngjarjen e Kumanovës dhe mohoi qe pas saj te qëndrojnë SHBA, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe.?Duhet te kemi prova elementare ose te dhëna per këtë, por nuk i kemi. Nuk kemi informacione se disa shtete ose shërbime sekrete përfshirë, shtete te rëndësishme, kane mbështetur me logjistike ose kane inkurajuar grupin terrorist. Nuk shoh asnje arsye qe vendet qe kane investuar per stabilitetin dhe zhvillim tone, do ta donin ta destabilizonin ate.?Ai shtoi se nuk mund te spekulohet qe keto shtete, aleate te Maqedonisë te jene përgjegjëse per përgjimet qe po publikohen nga opozita. Gruevski hodhi poshtë dyshimet e shprehura ne shtyp per nje ndryshim te kursit te Maqedonisë, nga qëllimi strategjik i integrimit ne BE dhe NATO, drejt Rusisë.?E ardhmja e Maqedonisë është ne NATO dhe Bashkimin Europian dhe këtë e kemi demonstruar permes pjesëmarrjeve ne misionet e tyre ne Afganistan, Irak dhe Bosnje. As une dhe as qeveria ime nuk kemi dyshime per kete çështje, por fatkeqësisht bllokada, me te cilën po përballet Maqedonia keto 6-7 vite per anëtarësimin ne NATO dhe nisjen e negociatave te anëtarësimit ne BE i kane shkaktuar deme te mëdha shtetit?.Per mosmarrëveshjet me Greqinë per çështjen e emrit, kryeministri maqedonas deklaroi se Athina po përballet me probleme financiare dhe pas kapërcimit te fazes kritike, palët duhet te vendosin nje nivel besimi qe te zgjidhin problemet.