http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pensionistet kane qene pjese e programit elektoral te kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës , Halim Kosova. duke njohur problemin e pensioneve te vogla, gjate nje takimi ne njësinë nr 5, Kosova ka premtuar lehtësira per ketë shtrese brenda mundësive qe ka bashkia e kryeqytetit.?A kam në dorë unë të bëj ndonjë gjë ? Po kam. Kam që ai pension që juve ju kanë lënë që për mua nuk është djersa që ju keni derdhur, si kryetar bashkie të bëj që t?i rritet sadopak vlera. Që aq sa është dhe është i vogël, lëre më po t?iu rëndohet dhe me taksa të ndryshme dhe shpenzime të ndryshme. Ajo që unë kam në dorë është që t?iu lehtësoj nga taksat që bashkia i ka në dorë, dhe sigurisht që do ta bëj dhe jo vetëm kaq . Ne po studiojmë një mundësi për lehtësi të tjera se si ilaçet t?ju vijnë në shtëpi dhe mos të detyroheni ju që të dilni orë e pa orë, kohë e pa kohë, për të marrë një shërbim që ne të gjithë do ta mendojmë se si ai do t?ju vijë ju në shtëpi?.Por doktor Kosova ka prekur edhe problemin e bashkëjetesës ne komunitet, duke premtuar administratore per pallatet.?Çfarë ka qenë në letër dhe ka për të qenë për të mirën e qytetarëve, këtë letër e kam bërë realitet. Ky është problemi në Shqipëri, në qoftë se shikon kur të prezantojnë programe, ti thua sa shumë kemi ecur. Kur vjen problemi për ta bërë realitet aty ngec pastaj. Ne e kemi këtë si pikë synim që të ketë një administrator, ndoshta jo një administrator për një pallat, por për një grup pallatesh të caktuara?.Kosova ka premtuar serish ulje taksash për qytetaret me paga e pensione te ulëta, por edhe per bizneset ne mënyre qe te hapen vende te reja pune.