Milo - Bumçi: Rajoni me probleme komplekse - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Zero probleme me fqinjët.?Ka kaluar me shume se një vit e gjysme nga kjo deklarate e kryeministrit te sapo zgjedhur Edi Rama, dhe problemet me fqinjët i kane krijuar jo pak kokëçarje qeverise shqiptare. Per ish-ministrat e jashtëm Aldo Bumçi e Paskal Milo, kjo është normale ne rajonin tone dhe ne këndvështrimin e tyre, ky slogan është ose thjesht dëshire e ekzekutivit shqiptar ose ne rastin me te keq është naivitet ne politiken e jashtme. Ne lidhje me zhvillimet ne Shkup dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për veto ndaj Maqedonisë, ne rast mosrespektimi te Marrëveshjes se Ohrit; demokrati Aldo Bumçi e cilëson këtë qëndrim te pavend, ndërkohë qe Milo mbështet idenë se integrimi i Maqedonisë ne strukturat euroatlantike i shërben shqiptareve dhe rajonit. Por me problematike duken marrëdhëniet me Greqinë dhe ngërçi i tejzgjatur për kufirin ujor mes dy vendeve; çështje e cila për te dy ish-ministrat ka nevoje për transparence. Por edhe Aldo Bumçi edhe Paskal Milo e gjykojnë te pavend ndërhyrjen e fundit te Athinës zyrtare ndaj zgjedhjes se Shpëtim Idrizit ne postin e nënkryetarit te kuvendit si nje çështje tërësisht e brendshme politike shqiptare.