Veliaj ndan legalizime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i se majtës per kryeqytetin Erion Veliaj është ndalur kete te marte ne zonën e Laprakes, ku ka ndare disa leje legalizimi. Ne takimi me banoret e kësaj zone, Veliaj sulmoi qeverinë e kaluar, se e kishin zvarritur procesin e legalizimeve per qytetaret e thjeshte, duke favorizuar bizneset. Në prezantimin e programit për shërbimet sociale, Erion Veliaj, ishte kujdesur të merrte me vete edhe një specialist të gjuhës së shenjave, për personat që nuk flasin dhe dëgjojnë. 7 ishin pikat që kandidati i majtë premtoi të realizojë në mandatin e tij si kryebashkiak. Erion Veliaj, nuk kurseu sulmet në adresë të drejtuesve aktualë të Bashkisë Tiranë, të cilët sipas tij, kanë braktisur shtresat në nevojë. Katet shtese të ndërtuara pa leje, nga firmat, kandidati i mazhorancës tha se do të përdoren për njerëzit në nevojë si banesa sociale.