http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjithkujt do t?i duhej një doze adrenaline dhe ketë mundësi ta jep sporti i rafting. Vetëm pak vite më parë, veçanërisht për shqiptarët ky sport ishte i panjohur por sot gjithçka ka ndryshuar. Janë pikërisht këta të rinj nxënës të shkollës 9 vjeçare dhe asaj të mesme në të cilët janë bërë pjesë e një kampionati. Përfaqësuesja e Federatës Shqiptare të Rafting, Blerina Ago thotë se ky sport, ndikon në edukimin dhe rrit ndjenjën e sfidës tek të rinjtë.Blerina Ago:E huaja: për mua si turiste kjo garë ishte një surprizë e madhe, pasi ky është një nga sportet më të bukuar që frekuentohet shumë në vendin tim. Zelanda e Re është kampione në këtë sport dhe do të më pëlqente që në të ardhmen të organizohet një garë e tillë.Kampionati i Rafting është organizuar nga Bashkia e Beratit dhe Drejtoria Arsimore, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Rafting. Lundrimi përgjatë kësaj mrekullie të natyrës, zgjat nga dy deri ne katër ore, ne varësi te nivelit te ujit dhe kushteve atmosferike. Përgjatë kanioneve, ndodhen 8 ujëvara me lartësi 150 metra.