http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 janë propozimet, mes të cilave juria ndërkombëtare do të zgjedhë më të mirin për projektimin e ishullit të Osumit në Berat. Qëllimi është lidhja e tij me rrjetin e hapësirave urbane të qytetit të një mbi një dritareve. Për kryeministrin Edi Rama, zhvillimi i projektit që është hedhur nga një grup arkitektësh italianë në vitet ?20 - ?30, do t?i japë hov të ri turizmit të qytetit. Beratin, kreu i qeverisë e vlerësoi si një ndër vlerat historike të patjetërsueshme të Shqipërisë. Por që sipas tij, ishte lënë në harresë të plotë. Juria ndërkombëtare, e përbërë nga 11 personalitete të arkitekturës, urbanizmit dhe ekspertë të përmbytjeve, do të përzgjedhë në ditët në vijim projektin fitues. Zbatimi i të cilit kreu i qeverisë premtoi se do nisë zbatimin menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit.