http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raportet e tendosura te javëve te fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë reflektohen edhe ne bojkotin qe kryeministri grek Alexis Cipras do t?i beje Forumit Ekonomik te Vjenës, i cili mbahet me datën 27 ne Tirane. Shkak per ketë acarim është bere çështja e kërkimeve per nafte ne Detin Jon, pas notes se protestës qe Tirana Zyrtare i dërgoi Athinës për ndërprerjen e tyre deri ne përcaktimin e kufirit ujor mes dy vendeve. Raportet i tensionoi edhe emërimi ne postin e nënkryetarit te trete te Parlamentit Shqiptar te kreut te PDIU-, Shpëtim Idrizi, qe u pasua nga nje reagim i ashpër i Ministrisë se Jashtme greke. Idrizi nuk shihet si zgjedhja e duhur për shkak te pikëpamjeve dhe pretendimeve territoriale. Reagimet ne mediat greke vijojnë te jene te ashpra ndaj kryeministrit Rama. ?To vima? ne nje artikull e cilëson nacionalist te rrezikshëm, qe mund te sjelle trazira ne rajon. Nje tjetër mungese ne samitin e vendeve te Europes Juglindore pritet te jete edhe ajo e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Pas zhvillimeve dramatike ne Kumanove, ku policia ndërmori operacionin ndaj një grupi te pretenduar terrorist, kryeministri shqiptar Rama la te kuptohet se Shqipëria mund te vendose veto Maqedonisë per anëtarësimin ne NATO. Kjo deklarate nuk u prit mire nga Shkupi zyrtar dhe ministria e Jashtme reagoi se bllokadat nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit ne rajon.