http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorëve të Patosit, kryeministri Edi Rama u premtoi se problemi i tjetërsimit të titujve të pronësisë mbi tokën, do të marrë fund. Në prezantimin e kandidates Rajmonda Balili, kreu i qeverisë tha se Bashkia do të jetë institucioni ku këto përplasje do gjejnë zgjidhje.?Nëse deri dje ne kemi histori tragjike, grabitje pronash, tjetërsime tokash në fshat nga lloj-lloj kryetar komunash, lloj-lloj batakçinjsh, kjo me bashkinë është e pamundur. Përkundrazi nëse deri dje njerëzit në fshat nuk kanë pasur kishë ku të falen, se nuk ka ditur ku të drejtohet për të gjithë këto probleme. Tani lidhja e drejtpërdrejtë midis atij që zgjedhim dhe problemit, bëhet sepse dera e bashkisë ajo ku trokitet. Sigurisht që ne nuk do ti shkrim komunat, të gjitha komunat ekzistuese do të bëhen njësi, si njësitë bashkiake të Tiranës, si njësi shërbimi për çështje dokumentesh, certifikatash, çështje që lidhen me dokumentacione të tokës e kështu me radhë?.Kryeministri Rama ka vënë theksin tek bashkëpunimi politik mes Partisë Socialiste që drejton dhe aleates kryesore LSI-së.?Është me shumë rëndësi që në këto zgjedhje ne të kuptojmë se kandidatët tanë janë kandidatë plotësisht të përbashkët. Ne i kemi fituar zgjedhjet si aleancë, si një aleancë e madhe që në boshtin e vetë ka partneritetin dhe strategjinë e të dy partive. Të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe jemi gjithmonë e më shumë dy parti dhe një forcë udhëheqëse e koalicionit?.Shefi i ekzekutivit u shpreh i bindur se në 4 vitet e ardhshme, për Patosin do të bëhet aq sa nuk është bërë në 25 vjet të marra së bashku.