http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithe kërcënimet nga prestaret e familjes Gjuta dhe shtimin e masave te sigurisë, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar dhe se drejtësia do te beje punën e saj. Këtë deklarate Tahiri e beri pas daljes nga Gjykata e Larte, ku ishte i pranishëm ne procesin mes tij dhe kryetarit te grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka. Seanca, e cila drejtohej nga gjyqtarja Arjana Fullani nuk zgjati me shume se 5 minuta, kjo pasi palët nuk ranë dakord ta zgjidhnin çështjen me pajtim. Tahiri deklaroi se do te tërhiqej nga padia vetëm ne rast se Paloka do te përgënjeshtronte publikisht deklaratën e bere ne adrese te tij. Seanca e radhës u la per ne 15 qershor. Ndërkohe Ministri i Brendshëm ka preferuar te përshkruaje ne këmbe rrugën nga Gjykata ne Ministri.