http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka më asnjë dyshim që puna për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës do të vijojë. Por kandidati i majtë për Bashkinë e kryeqytetit tha se projekti do të shkojë në favor të zonave të gjelbërta dhe jo betonit. Në prezantimin e programit për mjedisin, Erion Veliaj u shpreh se deri tani drejtuesit e Bashkisë e kanë shkatërruar qytetin. Kandidati i mazhoranës premtoi rehabilitim dhe gjelbërim të 6 mijë metrave katrorë hapësira publike, rigjenerim dhe transformim të ish-zonave industriale të Tiranës, aplikim të projektit fasadat e gjelbërta, shndërrimi i hapësirave brenda blloqeve të banimit, si dhe pastrim i lumenjve në territorin e Bashkisë.