Himara çel sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi si një festë në ajër, nën ritmet e muzikës, fluturimet që pushtuan qiellin e Himarës, çelën sezonin e ri turistik. Në mbrëmje skena e vendosur në qendër të Bashkisë së Himarës ka zgjuar vëmendjen te të rinjtë, fëmijët dhe shumë vizitorë të mbërritur në Himarë këtë fundjavë, posaçërisht për hapjen e sezonit të ri turistik. Festa ka vijuar deri në pikun kur mbrëmja e së shtunës i linte stafetën orëve të para të mëngjesit të së dielës, me një Himarë të re. Këtë vit Himara festonte me më shumë investime të reja, me më shumë shtrirje gjeografike dhe sigurisht me besimin se aktivitete të këtij lloji do të sjellin edhe më shumë turistë. ?Veneto Banka? ishte një nga mbështetëset e një turizmi të pasur duke nisur nga aktivitetet që duhet të ofrojë një vend bregdetar.Daniele Scavaortz:Unë jam shuam i lumtur që gjendemi sot këtu në Himarë për të ndihmuar sadopak pamjen e turizmit bregdetar shqiptar. Ju keni vërtet kapitale shuam të mira për të investuar në turizëm dhe Veneto Banka do të jetë gjithnjë në mbështetjeve të iniciativave që mundësojnë një turizëm më cilësor dhe më tërheqës. Koncerte të tilla, aktivitete, por edhe iniciativa të reja biznesi janë të predispozuara për t?u mbështetur nga banka që unë drejtoj në emër të një turizmi më të mirë, jo vetëm në Himarë, por në të gjithë bregdetin shqiptar.Koncerti i mbajtur në qendër të Himarës, në fakt ishte vetëm një nga alternativat që pritet të ofrojë bashkia e Himarës për këtë verë. Kjo festë ju fton të vizitoni Himarën mikpritëse, vendin ku qielli me detin njësohen dhe përcjellin një panoramë të jashtëzakonshme.