http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër informalitetit duket se me shume i ngjan një slogani, i cili teorikisht mbështetet nga politika. Kur vjen puna tek transparenca e parave qe vete subjektet politike përdorin gjate fushatave zgjedhore, askush nuk di sasinë e parave qe përdoren dhe destinacionin e shpenzimet te tyre. E tille është edhe kjo fushate per zgjedhjet e 21 qershorit. Eksperte te fushës thonë se, meqenëse partitë nuk e respektojnë ligjin, por nisin fushatën para afatit zyrtare atëherë është nevojshme qe te ndryshojnë procedurat per auditimin e tyre. Por auditi qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryen ndaj subjekteve politike, duket se nuk mjafton. Ndaj sipas eksperteve nevojitet edhe nje bashkëpunim me institucionet e tjera. Duke ju referuar te dhënave per shpenzimet e partive politike gjate zgjedhjeve te 2013, rezulton se fondi i vene ne dispozicion është tejkaluar me 36 % nga ato te vena ne dispozicion nga buxheti. Nje fakt ky, i cili ngre pikëpyetje te mëdha qe paratë e buxhetit te mund te përdoren per fushate. Por paralelisht me këtë fakt edhe financimet qe bën biznesi nuk përputhen asnjëherë me ato qe deklarohen zyrtarisht.