Arrestohen grabitësit e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 72 ore ka zgjatur arratia per grabitësit e bankës se nivelit te dyte pranë Rrugës se Kavajës ne Tirane. Policia u ka vene prangat 3 19 vjecareve, te cilët mund te rrëmbenin nen kërcënimin e armeve dhe te maskuara nje shume te konsiderueshme parash. Grabitësit janë Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli te tre banues ne kryeqytet. Pasi kane siguruar informacionin e nevojshëm, shërbimet e policisë kane organizuar nje operacion te njëkohshëm ku ndodheshin autoret e grabitjes ne Tirane dhe ne Korçe. Burime zyrtare konfirmojnë se Kristi Sulollari u kap ne nje nga baret me te frekuentuara te kryeqytetit ku punonte si kamarier, Kristi Kajo u arrestua ne shtëpinë e gjyshes se tij ne rrugën Irfan Tomini, ndërsa Rei Cenolli ne shtëpinë e xhaxhait te tij ne fshatin Voskopoje te Korçës. Uniformat blu kane sekuestruar ne cilësinë e provës materiale nje shume prej afro 7 milione lekësh te vjetra, 3 aparate celulare, nje kapele, si dhe nje makinë tip tojota jaris. Ky mjet është përdorur per te sjelle dhe larguar autoret nga vendngjarja.

Free Traffic Exchange