Basha: Qeveria po vjedh qytetarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Pogradeci, lideri i opozitës Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin per abuzimet me fondin e rimbursimit te ilaçeve. Gjate nje takimi me banoret e këtij qyteti kryetari i PD ka deklaruar se vetëm ne 5 muajt e fundit janë vjedhur 1.5 milion dollarë nga ky fond.?Kjo qeveri i vjedh qytetarët e sëmurë, merr nga xhepi i tyre, i rrit çmimet e ilaçeve dhe nga ana tjetër fondet për rimbursimet i vjedh, i vjedh 1.5 milionë dollarë janë vjedhur nga dhjetori deri në fund të prillit. Asnjë ofertë, asnjë zgjidhje për problemet tuaja. Asnjë zgjidhje në horizont për papunësinë. për varfërinë. Këtë duhet ta ndalojmë, dhe jam i bindur që do ta ndalojmë në Pogradec me Eduart Kaprin dhe kudo në Shqipëri me Partinë Demokratike?Basha ka shfrytëzuar shqetësimin qe 30 peshkatarë te këtij qyteti i kane përcjelle nëpërmjet nje letre për taksat e larta per tu kërkuar qytetareve te votojnë alternative e PD.?Kemi një alternativë, alternativën e uljes së çdo takse bashkiake dhe alternativën e madhe, platformën time për uljen e taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25%, faljen e çdo kamatëvonese për energjinë dhe për ujin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, subvencione për fermerët, subvencione për peshkatarët?.Basha ka përsëritur se koalicioni majte nuk ka bere asgjë edhe ne bashkitë qe kane drejtuar vete siç eshte rasti i Pogradecit.?I mungojnë shumë gjëra Edi Ramës në këtë fushatë, i mungon oferta, i mungon vizioni, i mungojnë zgjidhjet për ju, por mbi të gjitha i mungon një popull budalla, një popull që ti hajë broçkullat, prandaj është i dëshpëruar, prandaj ka filluar të kërcënojë qytetarët. Nuk e ndal dot vullnetin e qytetarëve Edi Rama, as me gënjeshtra, as me kërcënime. Ja, këtu kemi qënë, e kam pasur bashkinë, e kam pasur dhe qeverinë për dy vite. Sa vende pune kanë krijuar, sa i kanë ulur taksat, i kanë rritur, e kanë rritur çmimin e energjisë, e kanë rritur çmimin e naftës?.Ndërkohe nga Korça Basha ka akuzuar rivalin politik Rama se i perdor gratë vetem per fushate, ndërkohe qe nuk ka hapur asnjë vend pune per to, nuk ka ndërmarre asnje asnjë lehtësi për gratë?Gjithë ditën flet për gratë, nga mëngjesi deri në darkë. Por çfarë ke bërë për gratë? Sepse Brunildën e çove drejt vetëflijimit dhe askush s?mbajti përgjegjësi. Atë tjetrën e çove në korent sepse donte të lidhte energjinë elektrike për fëmijën që kishte të sëmurë me azmë. Mijëra e mijëra gra janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike, dhe vënë duart në kokë se s?kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët. Këto janë gjëmat që Edi Rama dhe Ilir Meta u kanë shkaktuar grave të Shqipërisë me politikën e tyre të rritjes së taksave, me politikën e tyre të rritjes së çmimit të energjisë e naftës, të largimit nga puna në mënyrë të paligjshme të mijëra e mijëra të tjerave, të mbylljes së dyerve të mijëra bizneseve që kanë nxjerrë dhjetëra, mijëra gra në mes të katër rrugëve.?Ndërsa ne Mir...

Free Traffic Exchange