PD akuza qeverisë për incidentet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse per dhunën e ushtruar nje dite me pare ndaj Alfred Hiles, vëllait te kandidatit te PD per bashkinë e Vaut te Dejës. Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se inspektori i policisë Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të Alfred Hilës dhe heshtja e Ministrisë se Brendshme per këtë incident implikon qeverinë. Por ne nje reagim Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar se kryeministri dhe ministri i brendshëm kane komunikuar me kandidatin demokrat per këtë ngjarje. Sipas ministrisë, punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe i është nënshtruar hetimit, ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria dhe deri ne përfundimin e plotë të hetimeve. Punonjësi i policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra.